Nuk është as Snapchat dhe as Instagram, njihuni me aplikacionin më të popullarizuar në botë

Teknologji

Nuk është as Snapchat dhe as Instagram, njihuni me aplikacionin më të popullarizuar në botë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 10:34
Rrjete sociale

Sensor Tower e ka bërë një hulumtim lidhur me aplikacionet më të popullarizuara, që janë shkarkuar më së shumti në iOS dhe lista e prezantuar ka mjaft befasi.

Spotify është në pozitën e 11-të, menjëherë nën Gmail, derisa në pozitën e nëntë është i ashtuquajturi Study the Grait Nation, një aplikacion të cilin Partia Komuniste në Kinë, i detyron punonjësit dhe studentët që ta shkarkojnë.

Netfilx e ka zënë pozitën e shtatë, menjëherë nën Facebook. Snapchat është në listë, në pozitën e 14-të, mirëpo më me rëndësi janë pozitat e para.

Instagram që është përditësuar edhe me disa opsione, ndodhet në pozitën e tretë, derisa YouTube është aplikacioni dytë më i popullarizuar në botë.

TikTok është aplikacioni më i popullarizuar në botë, për të dytën herë. Kompania që është në pronësi të ByteDance, gjatë muajit shkurt është shkarkuar një miliard herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat