“Twitter” lehtëson ndjekjen e temave - Bota Sot
“Twitter” lehtëson ndjekjen e temave

Teknologji

“Twitter” lehtëson ndjekjen e temave

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:43
Twitter

Twitter po teston një veçori të re që mundëson për përdoruesit të ndjekin temat në të njëjtën mënyrë që ndjekin llogaritë.

Rrjeti social ka njoftuar se po përdor inteligjencën artificiale për të filtruar numrin e madh të mesazheve në twitter përsa i përket çështjeve specifike, me qëllim që të mundësojë për përdoruesit të shikojnë vetëm mesazhe të vlefshme dhe cilësore.

“Objektivi është që një temë të ndiqet po aq thjeshtë sa ndiqet një llogari”, theksoi Sriram Krishnan, drejtor kryesor i menaxhimit të produkteve, gjatë një mbrëmjeje të organizuar në selinë e Twitter në San Francisco.

“Funksioni i ri është testuar aktualisht nga disa përdorues të Android, por duhet të arrijë tek të gjithë përdoruesit e Twitter-it deri në fund të vitit”, theksoi kompania.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...