Nëpërmjet Bluetooth, hakerët mund të ndërhyjnë në të dhënat personale

Teknologji

Nëpërmjet Bluetooth, hakerët mund të ndërhyjnë në të dhënat personale

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë, se Bluetooth nuk është mik i juaji.

Megjithëse ndihmon shumë që të lidhë pajisjen të ndryshme, kryesisht ato bazë me kufje, printer apo pjesë të grupeve të treta, por nuk di t’i ruajë sekretet.

Njohësit e sigurisë, kanë bërë të ditur se jo vetëm që nëpërmjet Bluetooth hakerët mund të ndërhyjnë në të dhënat personale, por edhe t’i vjedhin ato.

“Duke qëndruar në afërsi të një Bluetooth të aktivizuar, hakerët mund të kontrollojnë të dhënat e dikujt, si dhe t’i vjedhin” është thënë lidhur me studimin.

Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor dhe Universiteti i Oksfordit, kanë testuar me sukses sistemin që lejon të ndërhyhet në këtë sistem, por vetëm nëse qëndrohet pranë.

Lajmi i mirë është që nga largësia nuk mund të ndërhyhet, ndërsa parandalimi mund të bëhet duke ndërprerë Bluetoothin në hapësira publike.

Shumë kompani, janë njoftuar me këtë mundësi të Bluetooth dhe kanë thënë se do të punojnë që ta parandalojnë, për më shumë siguri dhe qasje më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat