Shumë prej jush ia posedoni pajisjet, por pak jeni në njohuri për kuptimin prapa emrit të kompanisë “Samsung”

Teknologji

Shumë prej jush ia posedoni pajisjet, por pak jeni në njohuri për kuptimin prapa emrit të kompanisë “Samsung”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Samsung është brend i njohur botëror që konkurron në tregun botëror me pajisjet inovative teknologjike, si dhe ka rivalitet të vazhdueshëm me Apple për sa i përket smartfonëve.

Por, a e dini se çfarë kuptimi ka në të vërtetë emri i kompanisë “Samsung”?

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe nga gjuha koreane, do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung.

Prapa emrit fshihen aspiratat e Byung për t’u bërë kompania e fuqishme dhe e qëndrueshme si yjet në qiell.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat