Facebook dhe Google do të hetohen nga disa shtete, për shkelje të privatësisë - Bota Sot
Facebook dhe Google do të hetohen nga disa shtete, për shkelje të privatësisë

Teknologji

Facebook dhe Google do të hetohen nga disa shtete, për shkelje të privatësisë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:46
Mark Zuckerberg

Në Shtetet e Bashkuara, disa shtete po konsiderojnë se Facebook dhe Google kanë bërë shkelje të privatësisë, andaj kanë filluar hetimet.

Letitia James është gjykatësja e lartë në New York, që ka bërë të ditur se do të bashkëpunojë me gjykatat e shtatë shteteve tjera, që do të bëjë hetime për veprimtarinë që e ka bërë Facebook.

“Kam filluar hetime ndaj Facebook, për të shikuar nëse i kanë rrezikuar të dhënat e konsumatorëve, e kanë zvogëluar kualitetin e zgjidhjes së klientëve, apo nëse rritën çmimin e reklamave” ka thënë james në një komunikatë. Sipas saj, rrjeti më i madh social në botë, duhet të ndjek ligjin.

Hetimet nga disa shtete ndaj Facebook, vijnë vetëm pak kohë pasi një gjykatë në Teksas, ka ngritur hetime ndaj Google, për shkelje privatësie dhe përpjekje për dominim, me anë të dhënave të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...