Shefi i Huaweit u ofron kompanive perëndimore "recetën" e 5G

Teknologji

Shefi i Huaweit u ofron kompanive perëndimore "recetën" e 5G

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:40
Shefi i Huawei-it, Ren Zhengfei

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze, Huawei ka propozuar shitjen e njohurive aktuale të rrjetit 5G në një firmë perëndimore, si një mënyrë për të adresuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga SHBA-ja dhe të vendet tjera.

Shefi i Huawei-t, Ren Zhengfei tha se blerësi do të ishte i lirë të "ndryshojë kodin e softuerit".

Kjo do të lejonte që të metat ose gabimet e supozuara të adresohen pa përfshirjen e Huawei-t

SHBA-ja dhe Australia u kanë ndaluar rrjeteve të tyre të përdorin pajisjet e Huawei-t.

Britania e Madhe është ende duke e shqyrtuar një vendim të mundshëm.

Huawei në vazhdimësi ka mohuar pretendimet, se do të ndihmonte qeverinë kineze të spiunojë ose të prishë sistemet e telekomunikacionit të vendeve të tjera. Kompania thotë se është një ndërmarrje private në pronësi të punëtorëve të saj.

Në muajin maj, Uashingtoni e përfshiu në listë të zezë Huawei-n, duke pretenduar se kompania kineze është përfshirë në aktivitete në kundërshtim me sigurinë kombëtare të SHBA-së, ose interesat e politikës së jashtme.

Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë, kohë më parë, Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat