Facebook do të paguajë 500,000 funte gjobë - Bota Sot
Facebook do të paguajë 500,000 funte gjobë

Teknologji

Facebook do të paguajë 500,000 funte gjobë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:16
Ilustrim

Rrjeti social Facebook ka pranuar të paguajë një gjobë prej 500,000 funte për shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me një firmë analitike në Kembrixh, njoftoi sot rregullatori për mbrojtjen e të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i FEXBOOKS, Mark Zuckerberg përballet me marrjen në pyetje para deputetëve në SHBA dhe Evropë se si firma konsulente mori informacionin personal të 87 milionë përdoruesve të Facebook dhe i përdori për qëllime politike.

Dënimi është i ulët në krahasim me vlerën e tregut të Facebook prej 540 miliardë dollarësh, por është maksimumi që Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) mund të imponojë dhe është hapi i parë në ndëshkimin e këtij rrjeti social për këtë skandal.

Facebook thuhet se e hoqi ankesën dhe ra dakord të paguajë gjobën, por nuk e pranoi përgjegjësinë.

"Ne jemi të kënaqur të dëgjojmë që Facebook ka marrë përsipër dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt respektimit të parimeve themelore të mbrojtjes së të dhënave", tha ICO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat