Apple angazhon Valve për pajisjen e saj AR

Teknologji

Apple angazhon Valve për pajisjen e saj AR

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:18
Apple

Kompania Apple ka planifikuar të krijojë një helmetë të realitetit të shtuar për disa kohë tani, dhe sipas parashikimeve të mëparshme vitin e ardhshëm, ne mund të shohim një pajisje të tillë.

DigiTimes zbulon më shumë detaje në lidhje me pajisjen AR, dhe bazuar në burimet e saj, Apple aktualisht ka angazhuar kompaninë Valve për të zhvilluar një helmetë AR.

Kjo është shumë interesante pasi nuk do të ishte hera e parë që Valve ka partneritet me një kompani për të zhvilluar këtë teknologji. Disa vite më parë, Valve dhe HTC zhvilluan helmetën HTC Vive VR.

Gjithashtu, kjo nuk do të ishte hera e parë që Valve dhe Apple kanë bashkëpunuar. Dy kompani kanë punuar më parë për të siguruar mbështetje VR për macOS.

Mbetet e paqartë nëse Apple do të zhvillojë në të vërtetë helmetën AR në lidhje me Valve, veçanërisht nëse kemi parasysh që kompania dëshiron pavarësi dhe përpiqet të jetë sa më e pak e varur nga prodhuesit e tjerë, andaj, pajisja e përfolur Apple AR duhet të merret me rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat