G Pad 5 10.1 është tableti i parë LG që nga viti 2017

Teknologji

G Pad 5 10.1 është tableti i parë LG që nga viti 2017

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:58
G Pad 5 10.1

LG është rikthyer në skenën e tabletëve me modelin G Pad 5 10.1, i cili tani është zyrtarizuar në Korenë e Jugut.

Siç sugjeron edhe emërtimi, bëhet fjalë për tabletin 10.1 inçësh, i cili e përdor softuerin Android. Tableti e ka një bateri prej 8200mAh, dy kamera, pjesën e pasme metalike, mbështetje për koneksion LTE, GPS dhe Bluetooth 4.2, raporton GSMArena.

Ekrani ka një panel IPS me rezolucion FHD+. Në pjesën e përparme është kamera selfie prej 5MP, ndërsa në anën e pasme është sensori prej 8MP. LG G Pad 5 10.1 ka dimensione prej 247.2 x 150.7 x 8 milimetra dhe peshon 498 gramë.

Në pjesën e poshtme të pajisjes janë dy altoparlantë, ndërsa në pjesën e sipërme ëshë vendosur porti 3.5 mm. Sensori i gjurmëve të gishtërinjve është i vendosur në anën e djathtë të kornizës, së bashku me butonat për ndezje dhe zë.

LG ka vendosur që në tabletin e vet të ri ta implementojë çipsetin tre vjet të vjetër Snapdragon 821, të kombinuar me 4 GB RAM dhe 32 GB hapësirë për ruajtje (e cila mund të rritet përmes slotit microSD).

Për mbështetje softuerike është përgjegjës Android 9 Pie me interfejsin e përdoruesit të LG. Bateria ka mbështetje për mbushje të shpejtë Quick Charge 3.0.

LG G Pad 5 10.1 e ka një çmim fillestar prej rreth 380 dollarësh, ndërsa tani për tani nuk ka informata për disponueshmërinë eventuale globale të pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat