Aplikacioni i Facebook në mënyrë sekrete hap kamerën e juaj kur jeni duke i shikuar të rejat

Teknologji

Aplikacioni i Facebook në mënyrë sekrete hap kamerën e juaj kur jeni duke i shikuar të rejat

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ky virus ka shqetësuar përdoruesit e kësaj platforme, në telefonat iPhone.

Aplikacioni i Facebook është duke incizuar në mënyrë sekrete përmes kamerës së iPhone, kur përdoruesit janë duke i shikuar të rejat në këtë platformë.

Kjo sjellje e çuditshme ka lenë shumë njerëz në shqetësim për faksin se si kamera është duke incizuar në mnëyrë sekrete njerëzit përderisa përdorin aplikacionin. Ndërsa, në kompjuterët e Apple nuk ka ndonjë indikatorë për incizim, por vetëm në telefon, raporton “The Indepedent”.

Facebook ka thënë se kjo gjë është duke ndodhur për shkak të një virusi që është futur në kodë aksidentalisht, dhe nuk ka asnjë mundësi që këto foto apo video janë duke u dërguar në server.

Kompania ka deklaruar se tashmë është dërguar një përditësim në Apple që duhet ta fshijë këtë virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat