Twitter mundëson reagimin nëpërmjet emojive në mesazhet e drejtpërdrejta - Bota Sot
Twitter mundëson reagimin nëpërmjet emojive në mesazhet e drejtpërdrejta

Teknologji

Twitter mundëson reagimin nëpërmjet emojive në mesazhet e drejtpërdrejta

Më: 24 janar 2020 Në ora: 21:28
Twitter

Sistemi i fundit i reagimit në mesazhe të drejtpërdrejta është Tapback, nëpërmjet së cilit bashkëbiseduesit, mund të shkëmbejnë emoji dhe të kuptohen pa pasur nevojë të shkruajnë.

Ky sistem është shfaqur për herë të parë në Messenger dhe ka pasur reagime të ndryshme, me ata që e përdorin shumë dhe iu pëlqen, derisa të tjerë e konsiderojnë të bezdisshme, ndërsa presin përgjigje me fjalë dhe jo me figura.

I njëjti sistem tani ka arritur në Twitter, ku përdoruesit mund të kursejnë kohën dhe të shprehen me emoji, duke lënë tjetrit të kuptohet nëse është pro apo kundër.

“Përditësojeni aplikacionin dhe do të vëreni çfarë do të ndodhë”, ishte paralajmërimi në llogarinë zyrtare të Tëitter, në momentin kur u lansua ky sistem.

Të gjithë ata që e përdorin Twitterin, tani kanë mundësi që të shfrytëzojnë edhe këto figura, kur janë duke bashkëbiseduar me miqtë në mesazhet e drejtpërdrejta të njohura si DM.

Mirëpo, që kur është lansuar kjo formë komunikimi, është konsideruar mjaft bizare, sepse e bën të shkruarit të panevojshëm, derisa nuk ka ndonjë definicion të caktuar se çfarë nënkupton shenja e zemrës apo flakës.

Në anën tjetër, rrëshqitja nëpër bisedën e realizuar është shumë më e lehtë, megjithëse dikush dëshiron të dijë më shumë nga përmbajtja se sa nga reagimi i tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat