Britania e Madhe do të kërkojë të punojë me aleatët ndërkombëtarë për të zhvilluar furnizuesit alternative të Huawei për të ndërtuar rrjetin e saj 5G, tha sot ministrja britanike për Teknologji digjitale, Nicky Morgan.
"Ne jemi shumë të bindur se një furnizues tjetër i pajisjeve 5G është i nevojshëm për të siguruar qëndrueshmërinë e rrjetit tonë shumë të rëndësishëm 5G," u tha Morgan gazetarëve në Londër.
Javën e kaluar, Britania e Madhe miratoi përfshirjen e kufizuar për kompaninë kineze për ndërtimin e një rrjeti kombëtar celular 5G, duke kundërshtuar përpjekjet globale të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar gjigantin e teknologjisë kineze nga zhvillimi i telekomunikacionit i gjeneratës tjetër në Perëndim.
"Ne gjithashtu duhet të punojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë për të siguruar ose të kemi një shitës tjetër që bën biznes diku tjetër në Britaninë e Madhe ose të gjejmë potencialisht një kompani tjetër që mund të ofrojë këtë pajisje për të ndihmuar në sigurimin e sistemit tonë", tha Morgan.