Twitter rrit numrin e përdoruesve, por me më pak të hyra nga reklamat - Bota Sot
Twitter rrit numrin e përdoruesve, por me më pak të hyra nga reklamat

Teknologji

Twitter rrit numrin e përdoruesve, por me më pak të hyra nga reklamat

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:41
Twitter

Sot, rrjeti social Twitter raportoi të hyra më të larta të tremujorit të parë (808 milionë dollarë) dhe një humbje më të vogël nga sa kishin pritur analistët, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Aksionet e saj ranë, ndërsa investitorët po frikësohen për rënie të re të mundshme në tremujorin e dytë të vitit, raporton Reuters.

Rrjeti i madh social me bazë në san Francisko tha se përdoruesit e saj ditor që mund të shikojnë reklama u rritën me 24% në 166 milionë, rreth 2 milionë më shumë sesa vlerësimet fillestare, pasi njerëzit shikonin në Twitter për informacione në lidhje me virusin.

Aksionet në Twitter, të cilat fillimisht u rritën 11% pas raportit të pasqyrave të saj financiare, pësuan rënie me 4.8%.

Kompania tha që rënia e saj në mars ishte veçanërisht e theksuar në Shtetet e Bashkuara, tregu i saj më i madh për nga të ardhurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat