Shefat e Apple, Amazon, Facebook dhe Google dëshmojnë në Kongresin amerikan

Teknologji

Shefat e Apple, Amazon, Facebook dhe Google dëshmojnë në Kongresin amerikan

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:07
Ilustrim

Shefat ekzekutivë të katër kompanive më të mëdha teknologjike të botës Apple, Amazon, Facebook dhe Google dëshmojnë të mërkurën përpara komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me fuqinë e konsiderueshme që ato kanë mbi tregun.

Seanca zhvillohet ndërkohë që rregullatorët amerikanë po shqyrtojnë nëse gjigandët e teknologjisë, përmes mbizotërimit në disa tregje, po mbysin konkurrencën dhe po shkelin ligjet anti-trust.

Këto kompani kontrollojnë hapësirën dixhitale ku miliona njerëz në botë kalojnë kohën e tyre, bëjnë blerje, punojnë, apo flasin me miqtë dhe njerëzit e afërt.

Vëllimi vjetor i shitjeve të këtyre firmave të marra së bashku është pothuajse sa prodhimi i brendshëm i përgjithshëm i Arabisë Saudite.

Krerët e kompanive do të pyeten nga ligjvënës të të dyja partive, të cilët prej një viti po hetojnë rreth çështjeve të konkurrencës në këtë fushë.

Raporti i komisionit pritet në fund të kësaj vere, por pyetjet e ligjvënësve mund të nxjerrin në pah planet e tyre se çfarë hapash mund të ndërmarrin për të ardhmen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat