Përditësimi i ri që do të mundësojë t’i shkruani dikuj nga Facebooku në Instagram dhe anasjelltas

Teknologji

Përditësimi i ri që do të mundësojë t’i shkruani dikuj nga Facebooku në Instagram dhe anasjelltas

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:12
foto ilustrim

Ndërmarrja gjigante ‘Facebook’ do realizojë atë çfarë premtoi më herët në përditësimin e radhës – bashkimin e bisedave në rrjetet sociale të cilat i posedon.

Përdoruesit e Instagram dhe Facebook Messenger tani mund të dërgojnë mesazhe me njëri-tjetrin, pas një përditësimi në rrjetet sociale respektive.

Ndryshimi bënë bashkë bisedat e dy aplikacioneve, që do të thotë se bisedat mund të zhvillohen në të dy platformat.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë se ku marrin mesazhe dhe thirrje – në bisedat e tyre, përmes kërkesave për mesazhe, ose të çaktivizojnë plotësisht funksionin.

Përdoruesit e Instagram gjithashtu do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje video me përdoruesit e Messenger dhe anasjelltas.

Ndryshimi do të thotë se mesazhet në Instagram do të marrin veçori të shumta tashmë të disponueshme për përdoruesit e Messenger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat