Imazhet e para nga brendësia e Play Station 5

Teknologji

Imazhet e para nga brendësia e Play Station 5

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 22:43
Play Station 5

Një vështrim më i afërt brenda Play Station 5.

Sony ka publikuar një video shtatë minutëshe për brendësinë e PS5. Pamjet tregojnë brendësinë e PS5, diçka që nuk është parë deri më tani.

Yasuhiro Ootori, kreu i dizajnit mekanik bëri hapjen e PS5, duke e ndarë atë në shumë pjesë.

Panelet e bardha në të dy anët e konsolës mund të hiqen lehtësisht duke i ngritur dhe rrëshqitur. Dhe pasi të hiqen ato, zbulohet ftohësi kryesor, i cili përdoret për të ftohur PS5, në rast se konsola ngrohet tepër.

Konsola e PlayStation 5 e Sony do të dalë në shitje për 499 dollarë (399 dollarë për edicionin digjital) në SHBA më 12 nëntor, me një lançim në Evropë dhe pjesë të tjera të botës më 19 nëntor.Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat