Teknologjia e re e karikimit wireless të Xiaomi dërgon bateritë në 100% për 20 minuta

Teknologji

Teknologjia e re e karikimit wireless të Xiaomi dërgon bateritë në 100% për 20 minuta

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:30
Xiaomi

Gara në teknologjinë e karikimit wireless po nxehet me Xiaomi i cili prezantoi ditën e sotme një zgjidhje të re, 80W e cili premton karikim wireless të një bateri 4,000 mAh në 19 minuta.

Xiaomi thotë se mund të karikoni 50% në 8 minuta dhe 10% në vetëm 1 minutë. Rekordi i mëparshëm për karikimin wireless të Xiaomi ishte 50W me modelin Mi 10 Ultra.

Gjithashtu një raport i fundit thotë se teknologjia e karikimit wireless 100W mund të jetë gati në 2021. Duke qenë se Xiaomi ka arritur në 80%, objektivi i karikimit 100W nuk duhet i pamundur për vitin e ardhshëm.

Megjithatë Xiaomi nuk ka dhënë një afat se kur teknologjia do të shfaqet tek telefonët por me shumë gjasa me një flagship Mi vitin e ardhshëm.

Së fundi ka shumë pikëpyetje ngritur në lidhje me degradimin që mund ti shkaktojë baterisë karikimi i shpejtës. Një prej kompanive që ka investuar në këtë drejtim, Oppo, është shprehur se karikimi 125W ul kapacitetin e bateri në 80% vetëm pas 800 ciklesh karikimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat