Bien me 800% abonimet në Netflix

Teknologji

Bien me 800% abonimet në Netflix

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Fitimet zhgënjyese të tremujorit të tretë për gjigandin e transmetimit Netflix vijnë pasi shumë abonues kanë anuluar shërbimet e tyre për herë të tetë radhazi pasi ka shumë mllef dhe inat për shkak të filmit kontrovers “Cuties”.

Të dhënat e mbledhura nga dy kompani që analizojnë të dhënat tregojnë se kishte rritje numrit të njerëzve që anuluan abonimet, në të njëjtën kohë që u shtuan telefonatat për bojkotim të Netflix pas shfaqjes së “Cuties”.

Antenna, një firmë analitike që ndjek abonuesit e Netflix, njoftoi një “rritje marramendëse të anulimeve”, pak pasi hashtagu #CancelNetflix u bë viral.

Në mes të Shtatorit, Antenna cilësoi se Netflix po humbiste pesë herë më shumë abonentë në ditë pas shfaqjes së Cuties, krahasuar me anulimet e ardhura nga muajt e kaluar.

Filmi “Cuties” me regji të Franko-Senegalezes Maimouna Doucoure, flet për historinë e Amy, një vajzë 11-vjeçare e cila rebelohet ndaj prindërve të saj tradicional mysliman dhe gjen ngushëllim tek një trupë kërcimi, ku mëson kërcime provokative dhe ndaj filmi  është cilësuar se ka natyre pornografike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat