Ky është 'njeriu' që ua bën jetën më të lumtur të moshuarve

Teknologji

Ky është 'njeriu' që ua bën jetën më të lumtur të moshuarve

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 18:26
Cera Care

Ndonjëherë pyesim veten: "si do të jem kur të plakem?";"a do kujdesem dot për veten?";"po sikur të ngelem vetëm?", etj. Një lajm i mirë vjen nga inovacionet e fundit të teknologjisë, të cilat po sjellin risi në shërbim të moshës tretë.

Një kompani në Mbretërinë e Bashkuar, e quajtur Cera Care, ka krijuar 'Asistentin e Fuqizimit', që do t'i vijë në ndihmë moshës tretë. Sipas studimeve 1 në 5 qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar është mbi 65 vjeç, një shifër që pritet të rritet dekadat e ardhshme. Këmbësori robotik, i quajtur Lea ose Lean, ofron një lloj kujdesi për të moshuarit, duke i ndihmuar ata në shtëpi për nevoja elementare. Sensorët mbledhin të dhëna se sa banorë lëvizin në shtëpi dhe më e rëndësishmja mund të lajmërojnë familjarët nëse përdoruesi pëson një rënie ose incident. Ata mund t'i shërbejnë ilacet në orare të caktuara. Ky robot, mund të përdorë dhe 'Uber', për t'i transportuar në spitale. Gjithashtu shërben si një asistent virtual dhe madje si një partner kërcimi.

Globalisht, popullsia e botës mbi të 60-at është dyfishuar që nga viti 1980 në rreth një miliard. Do të dyfishohet përsëri deri në vitin 2050.
 
"Një në tre njerëz të lindur sot do të jetojnë deri në 100",-thotë Ben Maruthappu, shefi ekzekutiv dhe bashkë-themelues i Cera Care. “Kërkesa po tejkalon furnizimin,shumica e njerëzve preferojnë të kujdesen në shtëpi sesa të lëvizin në rezidenca për të moshuar."
 
Psikologët thonë se pavarsisht ndihmës që mund të japi ky inovacion, përsëri nuk mund të zëvendësojë nevojën e kujdesit apo marrëdhënieve njerëzore për moshën e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat