‘WhatsApp’, shërbim me pagesë? Ja çfarë po ndodh në disa shtete…

Teknologji

‘WhatsApp’, shërbim me pagesë? Ja çfarë po ndodh në disa shtete…

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:59
WhatsApp

Përdoruesve të sotëm të internetit mund t’u tingëllojë si e çuditshme dhe madje mund t’u bjerë si “bombë” nëse u thuhet se shërbimet e rrjeteve sociale si “Facebook”, “Twitter” apo “Instagram” mund t’u bëhen me pagesë.

Për fat të mirë këto aplikacione janë gratis edhe pse numërojnë miliona aplikantë në të gjithë botën, por një prej shërbimeve në varësi të Facebook, duket se do të eksperimentojë drejt këtij lëmi.

Është fjala për “WhatsApp”, platforma e mesazheve në pronësi të Facebook, e cila nisi funksionin e saj të pagesës për përdoruesit në të gjithë Indinë, tregun e dytë më të madh të internetit në botë.

“Ajo mori miratimin nga Korporata Kombëtare e Pagesave të Indisë (NPCI) e cila mundëson transaksione me mbi 160 banka të mbështetura”,- theksoi kompania në blogun e saj.

“Kompania amerikane mund të zgjerojë gradualisht bazën e saj të pagesave duke filluar me deri në 20 milionë përdorues”,- sipas NPCI.

Me më shumë se 400 milion përdorues aktivë, India është tregu më i madh për WhatsApp dhe kompania pritet të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve duke pasur parasysh popullaritetin e saj.

India ka mbi 718 milionë përdorues të internetit, i dyti për nga madhësia në botë.

Whatsapp kishte nisur shërbimin e tij të parë të pagesave në Brazil në qershor, por Banka Qendrore e vendit kishte urdhëruar shpejt pezullimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat