'Shopping në Instagram', aplikacioni tani i bën blerjet më të thjeshta se kurrë

Teknologji

'Shopping në Instagram', aplikacioni tani i bën blerjet më të thjeshta se kurrë

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:56
Ilustrim

Instagrami ka vendosur konkurrentin e TikTok, Reels në qendër, në një version të ridizenjuar të aplikacionit të tij duke e bërë atë më praktik në pozicionin qendror në shiritin e ri të navigimit. Përditësimi gjithashtu zëvendëson skedën Aktiviteti (ikona e zemrës) me skedën Shops, pas një testi që u krye në fillim të kësaj vere.

Në aplikacionin e ridizenjuar, si butoni Compose ashtu edhe skeda Activity janë zhvendosur në pjesën e sipërme djathtas ekranit, ndërsa butoni i mesit tani i përket Reels.

Dizajni i ri, i cili i bën Reels dhe Shops më të dukshëm, si rrjedhojë edhe më të përdorshëm, është një përpjekje agresive nga ana e Instagram-it për të drejtuar përdoruesit drejt videove me formë të shkurtër dhe blerjeve direkt përmes aplikacionit.

Kompania filloi testimin e skedës Shop në vend të skedës Activity në korrik, duke sjellë një version të azhornuar të Instagram Shop. Këtu, përdoruesit mund të filtrojnë sipas markave që ndjekin në Instagram ose sipas kategorisë së produkteve. Dhe, në shumë raste, përdoruesit mund të paguajnë për blerjet e tyre duke përdorur veçorinë Checkout të vetë Instagram-it, e cila përfshin një tarifë shitjeje.

Ideja e Instagram për ta bërë aplikacionin e tij më shumë një destinacion të blerjeve në internet përmes Shops dhe ndryshimet e tjera, vijnë në një kohë kritike për tregun e shitjeve online. Pandemia e koronavirusit përshpejtoi kalimin në tregti online me të paktën pesë vjet, sipas disa analistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat