Kujdes, nëse ju erdhi sonte ky mesazh nga WhatsApp mos e hapni

Teknologji

Kujdes, nëse ju erdhi sonte ky mesazh nga WhatsApp mos e hapni

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:51
WhatsApp

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në Kosovë, po raportojnë për një mesazh që po ju vjen sonte kinse nga aplikacioni në fjalë, por që në fakt është një trik për t’ua marrë llogarinë e aplikacionit.

Mesazhi, i ardhur nën emrin e aplikacionit, po ju kërkon përdoruesve që të klikojnë në një link për ta verifikuar celularin e tyre, anipse ata nuk kanë kërkuar verifikim të tij.

“Kodi juaj i WhatsApp: 3**-***. Mund të klikoni edhe në këtë link për ta verifikuar telefonin tuaj. Mos e shpërndani këtë kod me të tjerët”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat