Teknologjia kundër coronavirusit, 360 dollarë një maskë

Teknologji

Teknologjia kundër coronavirusit, 360 dollarë një maskë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Maska higjienike e fytyrës është bërë simbol i vitit 2020.

Edhe pse maskat mund të jenë një mjet mjaft efektiv i mbrojtjes, ka njerëz që mund të shqetësohen prej tyre, kryesisht për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

Një video me një “mburojë personale” u shfaq në YouTube.

Ai ëdhtë një “kapuç” i madh plastik që nuk e çaktivizon komunikimin, dhe as nuk e mbyll fushën e shikimit të përdoruesit.

Sistemi i ventilatorëve dhe filtrave të heshtur që janë në përputhje me standardin KN95 është përgjegjës për pastrimin e ajrit, që do të thotë se ata janë në gjendje të ndalojnë të gjitha mikrobet, toksinat dhe ndotësit nga ajri.

Çdo filtër është në gjendje të përballojë 60 orë të funksionimit.

Kjo maskë është në dispozicion në internet për 360 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat