Pse duhet të filloni ta përdorni Instagramin nga kompjuteri?

Teknologji

Pse duhet të filloni ta përdorni Instagramin nga kompjuteri?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Shfletimi i historive të Instagram do të jetë një eksperiencë unike së shpejti. Rrjeti social po teston një dizajn të ri në uebsajt i cili në të vërtetë ishte i domosdoshëm prej kohësh.

Me pamjen e re historitë shfaqen në formë karuseli dhe nuk hapen më veçmas. Navigimi është i njëjti ku manualisht klikoni nëpër histori ose mund ti lini të luhen automatikisht vetë. Por me pamjen e re është më e thjeshtë të kuptoni se ku gjendeni. Nuk dihet sesa përdorues e kanë marrë dizajnin e ri dhe nëse do të jetë i përhershëm

Vetë zëdhënës të kompanive e konfirmuan testimin me një numër të kufizuar përdoruesish por pa një datë specifike se kur do të jenë të disponueshme. Historitë e Instagram në desktop kanë qenë problematike për nga aspekti i dizajnit.

Edhe pse ky mund të mos jetë ndryshimi më i madh, është përmirësim që vihet re lehtësisht për këdo që shpenzon kohë duke e përdorur rrjetin social nga kompjuteri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat