Alarmi i komandës së armëve bërthamore amerikane u shkaktua nga një fëmijë!

Teknologji

Alarmi i komandës së armëve bërthamore amerikane u shkaktua nga një fëmijë!

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:02
Twitter

“Cicërima misterioze”, e cila përbëhet nga disa shenja pikësimi dhe një seri shkronjash në llogari të Komandës Strategjike të SHBA-së (USSTRATCOM), shkaktoi konfuzion dhe shumë veta pyesnin veten nëse ishte një kod bërthamor, një sulm hakerësh ndaj Pentagonit apo një komplot.

Cicërima "; l ;; gmlxzssaw" u shfaq në llogarinë zyrtare Twitter të komandës të dielën dhe më pas u fshi.

“Me respektin e duhur për entuziastët e kriptografisë, cicërima misterioze ishte thjesht e pakuptimtë, e shkruar nga një fëmijë që ‘rrëmbeu’ një llogari ushtarake në Twitter për disa çaste”, tha një përfaqësues i Stratcom për faqen amerikane të lajmeve Daily Dot.

"Kreu i llogarisë Twitter të Komandës Ushtarake, i cili punoi në distancë, e la llogarinë të hapur dhe të pashoqëruar për disa çaste. Fëmija i tij i vogël përfitoi nga situata dhe filloi të luante në tastierë dhe, për fat të keq, duke mos kuptuar se çfarë po bënte, ai postoi një cicërimë", tha një zëdhënës i paemëruar i Stratcom.

Ai shtoi se asgjë absolutisht e keqe nuk ndodhi dhe se nuk kishte asnjë sulm hakerësh në llogarinë e Stratcom në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat