Ringjallja e gramafonit, shitja e pllakave të vinilit është 3-fishuar në 4 vitet e fundit

Teknologji

Ringjallja e gramafonit, shitja e pllakave të vinilit është 3-fishuar në 4 vitet e fundit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, shitja e pllakave të vinilit e ka kaluar numrin e shitjeve të CD-ve dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Spanjë.

Në Spanjë, rritja e kërkesës dhe shitjeve të pllakave të vinilit ka bërë që një grup muzikantësh të hapin fabrikën e parë në Madrid, të këtij lloji që nga viti 1997.

Shitjet e pllakave të vinilit në SHBA e kanë kaluar atë të CD-ve, dhe pritet që edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja të ndjekin shembullin e tyre.

Themeluesit e “MED Vinil Music” vendosën të përfitonin nga ringjallja e këtij formati dhe të hapnin aktivitetin e tyre në dhjetor, në kulmin e pandemisë.

“Çdo gjë duhet ta bëjmë nëpërmjet telefonin, online apo me videokonferenca. Kjo na ngadalësoi shumë”, u shpreh Eugenio López, themelues i “Mad Vinyl Music”.

Makineria që përdorin prodhon 3000 pllaka vinili në ditë. Çdo grup muzikor mund të editojë këngët këtu por pronarët kanë preferencat e tyre. 

“Ne kemi kontaktuar grupet që ne pëlqejmë, shtëpitë diskografike që preferojmë dhe që kanë nën kontratë grupe që ne ndjekim, në mënyrë që të ri-hedhim në treg albumet e tyre”, tha z. López.

Një prej vlerave bazë të kompanisë është kujdesi mbi ambientin, kështu që të gjithë mbetjet plastike riciklohen atje.

 “Pronarët e fabrikës, ku ish lojtari i futbollit, Micheal Robinson kishte planifikuar të investonte para se të ndahej nga jeta, duan të zgjerojnë biznesin e tyre brenda këtij viti. Por kjo do të varet nga shitjet e vinilave”, raportoi Carlos Marlasca nga Euronews 

Në Spanjë, shitjet e vinilave janë trefishuar në katër vitet e fundit, ndërsa shitjet e CD-ve janë përgjysmuar gjatë kësaj periudhe.

“Keni CD-të, që futen në një kuti të vogël dhe që luan muzikë dixhitale, dhe mund ta download-osh dhe tingëllon pak a shumë njësoj. Nga ana tjetër ke këtë objekt, që janë vinilat, ku hitet dhe këngët më të njohura të epokës së artë të muzikës janë regjistruar: rock dhe Jazz janë regjistruar në Vinila, jo në CD”, u shpreh pronari i dyqanit të vinilave “Bajo El Volcan”, Fernando Velasco.

Edhe cover-at e albumeve janë një atraksion i madh, por ka më shumë se kaq.

“Në fund, ajo çka vinilat përfaqësojnë, janë si kinemaja, mendoj se është diçka e tille, pasi ti nuk mund të dëgjosh vetëm një zhanër muzike, përndryshe nuk ka kuptim. Vinilat shërbejnë edhe për të eksploruar  më shumë lloje muzikash”, Juan Enrique García, blerës vinilash 

Një gjë është shumë e qartë për të apasionuarit:

“Një gramafon me një sistem të mirë audio është i pavdekshëm”, tha z. Velasco.

Pavarësisht rritjes së shitjeve të pllakave të vinilit dhe romantizmin që ato përfaqësojnë, muzika e marrë online përbën 80% të tregut muzikor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat