Gati ‘taksia fluturuese’, punon me energji elektrike

Teknologji

Gati ‘taksia fluturuese’, punon me energji elektrike

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:33
Linja ajrore sugjeron që aeroplanët që do të punojnë me energji elektrike

Kompania Virgin Atlantic po shqyrton nisjen e një shërbimi të ri, për të pasur shumë taksi fluturues si pjesë e një partneriteti me Vertical Aerospace.

Linja ajrore sugjeron që aeroplanët që do të punojnë me energji elektrike mund të fluturojnë nga qytetet në aeroportet kryesore.

Vertical Aerospace po kryen fluturime provë të avionëve të saj këtë vit. Këtë projekt, ekspertët e kanë quajtur një sfidë të madhe.

Sipas këtij projekti “taksitë fluturuese”, do të marrin pasagjerë nga qendrat e qytetit dhe do t’i çojnë në destinacione të tjera.

Vertical Aerospace thotë “taksia fluturuese” do të jetë në gjendje të mbajë katër pasagjerë dhe një pilot. Po ashtu bëhet me dije se do të mund të udhëtojë deri në 100 milje.

Avioni i vogël do të jetë 15 metra i gjerë dhe do ti nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat