Clubhouse do të ofrojë komunikim me tekst

Teknologji

Clubhouse do të ofrojë komunikim me tekst

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:06
Clubhouse

Disa përdorues të Clubhouse vunë re një funksionalitet surprizë në aplikacionin e tyre të preferuar.

Një element i ri ndërfaqeje quajtur “backchannel” u shfaq përpara se të hiqej por tregoi se Clubhouse po sjell një mënyrë të re për tu lidhur me njëri-tjetrin në platformë.

E thënë thjeshtë përdoruesit do të komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe me tekst në vend të audios.

Funksioni nuk përmendet askund në përshkrimin e aplikacionit dhe ajo që u bë e disponueshme për pak sekonda ishte një punë e pakompletuar.

Vetë kompania tha se teston vazhdimisht funksionalitete e disa prej tyre mbërrijnë në aplikacionin zyrtar e disa jo duke lënë të mjegullt çdo detaj tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat