Sony pezullon dërgesat e lojërave në Rusi

Teknologji

Sony pezullon dërgesat e lojërave në Rusi

Më: 9 mars 2022 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Sony Corp ka konfirmuar se divizioni i lojërave do të ndalojë dërgesat e softuerëve dhe pajisjeve në Rusi, pasi konflikti në Ukrainë hyn në ditën e 14-të.

Kjo do të përfshijë dërgesat e lojës së saj të re garash, Gran Turismo 7, raporton skynews.

Ndërkohë, Sony Interactive Entertainment tha se kishte pezulluar funksionimin e PlayStation Store në Rusi.

Kjo është e fundit në një listë të gjatë të markave që ndërpresin operacionet në Rusi.

Ndryshe, McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm gjatë ditës së djeshme. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat