YouTube jep detaje mbi testimin e masave ndaj bllokimit të reklamave

Teknologji

YouTube jep detaje mbi testimin e masave ndaj bllokimit të reklamave

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:52
YouTube

Nëse jeni të paktën një përdorues interneti me njohuri të pakta teknologjike, shanset janë të larta që ose jeni duke përdorur një bllokues reklamash në YouTube, ose jeni duke paguar për nivelin Premium, i cili nuk ka reklama.

Dhe Google po kërkon mënyra për të kufizuar përdorimin e opsionit të parë pasi po ndikon në përfitimin e faqes së internetit.

Kështu, YouTube konfirmoi se po teston një rregull të ri për bllokuesit e reklamave.

Një zyrtar i kompanisë tha se YouTube është “duke kryer një eksperiment të vogël” në shkallë globale duke shtyrë përdoruesit që të çaktivizojnë bllokuesin e reklamave kur ata shikojnë video në këtë ueb-sajt, raporton GSM Arena.

Në “disa raste ekstreme” ku njerëzit injorojnë mesazhin, ata marrin një ndalim të përkohshëm të luajtjes së videove.

Çaktivizimi i luajtjes së videos do të zbatohet vetëm kur përdoruesi e injoron vazhdimisht kërkesën.

YouTube rithekson se detektimi i bllokuesit të reklamave nuk është diçka e re dhe politika e platformës është rreptësisht kundër përdorimit të bllokuesve të reklamave.

Megjithatë kjo është hera e parë që kompania po fillon t’i zbatojë këto rregulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat