Meta po punon në krijimin e çipave të personalizuar të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale

Teknologji

Meta po punon në krijimin e çipave të personalizuar të mbështetur nga Inteligjenca Artificiale

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Meta së fundmi ka zbuluar planet e reja për të vendosur në qendrat e të dhënave një version të ri të një çipi të personalizuar, i cili synon të mbështetet nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Çipi thuhet se mund të ndihmojë në reduktimin e varësisë së Meta-s nga kompania teknologjike Nvidia, ndërsa ajo garon për të sjell produkte me Al.

Kompania më e madhe e rrjeteve sociale është duke u përpjekur të rrisë kapacitetin e saj kompjuterik për produktet gjeneruese të Al në Facebook, Instagram, WhatsApp, dhe syzet inteligjente Ray-Ban.

Thuhet se vendosja e sukseshme e çipit të personalizuar të kompanisë mund të zvogëlojë miliona euro kosto vjetore dhe miliarda të tjerë në kostot e blerjes së çipave nga kompanitë e tjera.

Ky vendim u konfirmua edhe nga një zëdhënës i Meta-s, i cili theksoi se çipi i ri do të funksionojë në koordinim me qindra njësi të përpunimit grafik (GPU).

Shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, muajin e kaluar ka njoftuar se kompania ka planifikuar që deri në fund të vitit të zotërojë afërsisht 350 mijë procesorë H100 nga Nvidia, e cila prodhon GPU-të më të kërkuara të përdorura për Al.

Çipi i ri i referuar si “Artemis”, mund të kryejë vetëm një proces të njohur si konkluzion në të cilin modelet thirren të përdorin algoritmet për të gjeneruar përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat