Senatori amerikan gozhdon Zuckerbergun për Instagramin: Çfarë dreqin po mendoni zoti Mark

Teknologji

Senatori amerikan gozhdon Zuckerbergun për Instagramin: Çfarë dreqin po mendoni zoti Mark

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:25
Ted Cruz

Senatori republikan, Ted Cruz është përfshirë në një diskutim të nxehtë ditë më parë me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg, në lidhje me promovimin e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Debati intensiv mes Cruzit dhe Zuckerbergut u zhvillua gjatë një seance dëgjimore të Komisionit Gjyqësor të Senatit Amerikan për rolin e kompanive të mëdha teknologjike dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Një nga pyetjet e Cruz ishte edhe për përhapjen e ‘hashtag’ në Instagram që i lejon “grabitqarët” të gjejnë imazhe ku shfaqet abuzimi seksual ndaj fëmijëve.

Në mënyrë të ngjashme, ai vuri në dukje se Instagram ka shfaqur një paralajmërim ku thuhet se “këto rezultate mund të përmbajnë imazhe të abuzimit seksual ndaj fëmijëve”, përpara se përdoruesit t’i shohin ato imazhe.

“Zoti Zuckerberg, çfarë dreqin po mendonit”, Cruz e pyeti Zuckerberg.

“Senator, shkenca që qëndron pas diçkaje problematike që njerëzit kërkojnë ta shohin, është më e shpeshtë se përpjekja për ta bllokuar atë”, tha Zuckerberg, duke mos e mohuar se edhe kompania mund të gabojë.

Ndryshe, edhe drejtues tjerë të kompanive teknologjike si Linda Yaccarino e X, Jason Citron i Discord dhe Shou Zi Chew i TikTok, janë përballur me pyetje të ashpra nga senatorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat