​Sot mbushen 20 vjet nga themelimi i Facebook

Teknologji

​Sot mbushen 20 vjet nga themelimi i Facebook

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Më 4 shkurt 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me katër shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, ndërkohë që studionin në Universitetin e Harvardit.

Kështu që nga 4 shkurti i 2004-ës ndryshoi rrënjësisht edhe mënyra e komunikimit në botë.

Çka do të thotë emri Facebook?

Facebook vjen nga një togfjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.

Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford.

Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u ngrit në 844 miliardë dollarë.

Facebook ka njohur vetëm rritje si në të ardhura ashtu edhe në numrin e përdoruesve, ndërsa në vitet e fundit është përfshirë nga një skandal për shitjen e të dhënave personale të përdoruesve për çfarë themeluesi Mark Zuckerberg u detyrua t’i përgjigjet autoriteteve amerikane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat