Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 08:47
Spotify

Spotify Technology ka njoftuar për një marrëveshje të re shumëvjeçare me komedianin Joe Rogan, në një përpjekje për të shfrytëzuar popullaritetin e shfaqjes së tij për të rritur të ardhurat nga reklamat.

Marrëveshja shumëvjeçare e cila thuhet të kap vlerën e 250 milionë dollarëve, përfshin një garanci minimale paraprake, dhe një marrëveshje tjetër për ndarjen e të ardhurave nga shitjet e reklamave.

Podkasti Joe Rogan Experience, i cili debutoi në vitin 2009, ka qenë një ofertë ekskluzive në platformën e transmetimit të muzikës që nga viti 2020, dhe njihet si podkasti më i dëgjuar në botë.

Gjithashtu, Spotify tha se së shpejti do ta bëjë shfaqjen e Rogan të disponueshme në platforma tjera si Apple, Amazon, dhe Youtube.

Spotify së pari shtoi podkastet në platformën e saj në vitin 2015 duke blerë Gimlet Media dhe Anchor FM, dhe duke nënshkruar marrëveshje me Kim Kardashian, dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat