Elon Musk “rrëzohet” nga froni - dikush tjetër zë vendin e njeriut më të pasur në botë

Teknologji

Elon Musk “rrëzohet” nga froni - dikush tjetër zë vendin e njeriut më të pasur në botë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 08:48
Elon Musk

Titani i teknologjisë, Elon Musk është rrëzuar nga froni i njeriut më të pasur në botë, sipas listës së përditësuar të Forbes për miliarderët e botës.

Vendin e parë e njeriut më të pasur e mban për momentin Bernard Arnault, i cili është themelues, kryetar dhe CEO i grupit LVMH, kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze; pasuria e tij është 211.4 miliardë dollarë.

Sipas listës së Forbes, në vendin e dytë renditet Musk me një pasuri prej 198.4 miliardë dollarësh.

Gazeta prestigjioze përditëson të dhënat në kohë reale të listës së miliarderëve dhe njerëzve më të pasur në botë.

Por kush qëndron pas Arnault dhe Muskut?

Në vendin e tretë renditet Jeff Bezos, më pas vjen Mark Zuckerberg dhe në vendin e pestë Larry Ellison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat