Kërkesa për çip me Inteligjencë Artificiale detyron Huawei të ngadalësojë prodhimin e telefonave

Teknologji

Kërkesa për çip me Inteligjencë Artificiale detyron Huawei të ngadalësojë prodhimin e telefonave

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Gjiganti i teknologjisë kineze, Huawei, është detyruar t’i japë përparësi Inteligjencës Artificiale para prodhimit të telefonave të tij premium Mate 60.

Huawei përdor çipat Ascend dhe Kirin, por një garë globale për funksionalitetin e Inteligjencës Artificiale (Al), ka shtyrë kompaninë kineze të fokusohet në krijimin e çipave me Al, e të ndagalësojë prodhimin e telefonave Mate 60.

Kjo situatë ofron një paraqitje të rrallë të sfidave të kompanisë teksa punon për t’u rindërtuar që kur sanksionet e SHBA-së në vitin 2019 i ndërprenë qasjen në mjetet e avancuara të prodhimit të çipave.

Këto sanksione nga shteti amerikan u vendosën për arsye të sigurisë kombëtare, mirëpo “gjymtuan” prodhimin e telefonave Huawei.

Bëhet e ditur se, qeveria ka nisur një iniciativë për të përmirësuar pozicionin e Kinës në fuqinë kompjuterike.

Momentalisht, çipi më konkurrues i disponueshëm kinez është Ascend 910B, i cili në të ardhmen pritet të fuqizohet nga Inteligjenca Artificiale.

Produktet e tjera të Huawei të prekura nga bllokimi i prodhimit përfshijnë edhe njësinë kompjuterike të pajisur me çipin Ascend MDC 810, e cila fuqizon sistemet e avancuara të asistencës së shoferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat