Google ridizajnon aplikacionin e navigimit Google Maps

Teknologji

Google ridizajnon aplikacionin e navigimit Google Maps

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:41
Google

Google Maps ka qenë një nga aplikacionet e navigimit në Android për shumë vite.

Megjithatë, Google e ka mbajtur ritmin me përditësime të rregullta për të siguruar që Maps të fitojë versione të reja.

Si fillim, ndryshimet e fundit në Google Maps na japin informacione specifike rreth parashikimit të motit për vendin që dëshirojmë ta vizitojmë. Aty shfaqet një pasqyrë e thellë e kushteve të motit.

Gjithashtu, Google ka ndryshuar paraqitjen e opsioneve të navigimit, gjë që mund ta bëjë aplikacionin më të lehtë për të ndërvepruar.

Një ndryshim tjetër është se vendndodhja nuk do të shfaqen në të gjithë ekranin, por një pjesë e hartës do të jetë e dukshme edhe pasi të zgjidhni lokacionin. Në këtë mënyrë besohet se përdoruesit do të jenë në dijeni më mirë se ku janë.

Thuhet se Google mund të modernizojë më tej Maps, përpara se ky dizajn të përhapet te të gjithë telefonat Android ose te sistemi operativ iOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat