Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më përmbajtje politike

Teknologji

Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më përmbajtje politike

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Gjiganti teknologjik Meta, ka njoftuar se nuk do t’u rekomandojë më postime politike përdoruesve në Instagram dhe Threads.

Ne duam që Instagram dhe Threads të jenë një përvojë e shkëlqyer për të gjithë. Nëse vendosni të ndiqni llogaritë me përmbajtje politike ne nuk futemi mes jush dhe postimeve të tyre, por ne gjithashtu nuk duam të rekomandojmë në mënyrë proaktive përmbajtje politike të llogarive që ju nuk i ndiqni”, tha kompania në një postim.

Ky funksion fillimisht do të vlejë për Instagram dhe Threads.

Megjithatë, Meta planifikon ta shpërndajë këtë kontroll edhe në Facebook në të ardhmen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi ynë është të ruajmë aftësinë që njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin ndërveprimin me përmbajtjen politike duke respektuar preferencat e secilit person për të”, tha kreu i Instagram, Adam Mosseri.

Llogaritë profesionale në Instagram do të jenë në gjendje të shohin nëse postimet e tyre do të rekomandohen te përdoruesit e tjerë. Pranueshmëria e një llogarie do të bazohet në faktin nëse ka postuar përmbajtje politike së fundmi ose jo.

Nëse një llogarie i mohohet promovimi i postimeve, ajo mund të fshijë postimet e fundit, dhe të kërkojë një rishikim nga kompania.

Kjo lëvizje nga Meta vjen për të ndihmuar kontrollin e përmbajtjes politike pasi fushatat më të mëdha zgjedhore po zhvillohen në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat