Microsoft prezanton sistemin e ri operativ, dhe jo nuk është Windows 12

Teknologji

Microsoft prezanton sistemin e ri operativ, dhe jo nuk është Windows 12

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 00:34
Microsoft

Microsoft ka konfirmuar se përditësimi i radhës i Windows do të jetë Windows 11 24H2, i cili pritet të prezantohet këtë vit.

Këto lajme duken të jenë zhgënjyese për këdo që ka shpresuar për prezantimin e sistemit operativ Windows 12, si gjenerata e ardhshme më e përfolur.

Windows 11 24H2 pritet të prezantohet rreth shtatorit ose tetorit, dhe do të vazhdojë fokusin e Microsoft në zhvillimin e përvojës me Inteligjencë Artificiale (Al).

Sipas Windows Central, ky konfirmim i përditësimit nga Windows, vjen nga disa ndryshime të pamjes paraprake të Windows 11, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se, sistemi i ri operativ do të vijë me një pamje dhe veçori të përditësuara. Kjo lidhet me faktin që Microsoft po punon në zhvillimin e asistentit të tij dixhital me Al, Windows Copilot.

Windowsi i ri do të jetë i fuqizuar nga procesorët më të avancuar të pajisjeve të prodhuara së fundmi nga AMD, Intel, dhe Qualcomm, të cilët së fundmi kanë shpallur ose prezantuar çipa të mbështetur me Al.

Një prej arsyeve që spekulohet se pse Microsoft nuk po prezanton versionin 12, është sepse idh-udhëheqësi i Windows dhe Surface, Panos Panay, është larguar nga kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat