Linja ajrore planifikon t’i pajisë pasagjerët me pajisjet e Apple, Vision Pro gjatë udhëtimit

Teknologji

Linja ajrore planifikon t’i pajisë pasagjerët me pajisjet e Apple, Vision Pro gjatë udhëtimit

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:07
Apple Vision Pro

Të paktën një linjë ajrore po planifikon të ofrojë Apple Vision Pro për disa pasagjerë si pjesë e ofertave të saj argëtuese gjatë fluturimit.

Linja ajrore maldiviane Beond, e cila përfshin ulëse të palosshme që i lejojnë pasagjerët të flenë rehat gjatë udhëtimit, së shpejti do t’i pajisë pasagjerët edhe me pajisjet Apple, Vision Pro.

“Apple Vision Pro do të transformojë përvojën e argëtimit gjatë fluturimit dhe ne do të jemi të parët që do t’ua ofrojmë atë pasagjerëve të përzgjedhur”, tha CEO i Beond, Tero Taskila.

“Ofrimi i Apple Vision Pro është një hap tjetër në vizionin tonë për t’u ofruar klientëve tanë një përvojë udhëtimi premium, nga fillimi deri në fund të udhëtimit të tyre. Ne jemi krenarë që jemi linja ajrore e parë që përdor teknologjinë”, shtoi Taskila.

Njoftimi nga kompania nuk përmendi se sa kufje do të jenë në bordin e çdo fluturimi, dhe nuk shpjegoi se si linja ajrore do të përcaktojë se cilët pasagjerë do të kenë mundësi të vendosin kufjet.

Tani që Beond është bërë linja e parë ajrore me Vision Pro, pritet që edhe linjat e tjera të shtojnë këtë mundësi gjatë fluturimit, veprim ky që pritet të sjellë fitime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat