Samsung prezanton Galaxy Tab Active5 në SHBA

Teknologji

Samsung prezanton Galaxy Tab Active5 në SHBA

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:06
Galaxy Tab Active5

Dy vjet pasi Galaxy Tab Active4 Pro debutoi në treg, Samsung ka prezantuar vazhdimin e Galaxy Tab Active5.

Edhe pse tableti u zbulua zyrtarisht në fillim të vitit 2024, klientëve amerikan iu desh të prisnin më shumë se një muaj për të pranuar porositë e tij.

I cilësuar si “tablet i mirë për biznes”, Galaxy Tab Active5 vjen me përmirësime të rëndësishme në performancë, ka qëndrueshmëri dhe siguri më të mirë, krahasuar me modelin e mëparshëm.

Image
Galaxy Tab Active5

Sa i përket çmimit, modeli i ri është në dispozicion në SHBA për 509 euro. Megjithatë, çmimi i variantit 5G kap vlerën e 611 eurove.

Galaxy Tab Active5 është i pajisur me procesorin Exynos 1380 të Samsung, i shoqëruar me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie.

Gjithashtu, përmban një ekran TFT LCD me frekuencë rifreskimi 120 Hz, dhe është i certifikuar me IP68, që do të thotë se është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Galaxy Tab Active5 mundësohet nga një bateri e zëvendësueshme 5,050 mAh dhe funksionon me sistemin operativ Android 14. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat