Sony ka të ngjarë të lëshojë një version të rifreskuar të PlayStation 5

Teknologji

Sony ka të ngjarë të lëshojë një version të rifreskuar të PlayStation 5

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 10:34
Sony

Sony ka të ngjarë të lëshojë një version të rifreskuar të PlayStation 5 këtë vit.

Kështu kanë thënë analistët për CNBC, pasi kompania “shkurtoi” parashikimin e saj për shitjet e konzollës së saj kryesore.

Lëvizja do të projektohet për të rritur interesin për PlayStation 5 dhe për të ofruar një pjesë të kompletuar të harduerit, gati për lëshimin e Grand Theft Auto VI në 2025, një nga lojërat më të pritura të kësaj dekade, thanë analistët.

E lansuar për herë të parë në nëntor 2020, PlayStation 5 i Sony tani është më shumë se 3 vjeç.

Gjiganti japonez uli parashikimin e tij javën e kaluar për shitjet e PS5 për vitin fiskal që përfundon në mars nga 25 milionë njësi në 21 milionë njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat