Apple prezanton kufje të personalizuara Beats

Teknologji

Apple prezanton kufje të personalizuara Beats

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 10:38
Klubet e MLS do të marrin kufje të personalizuara Beats X që janë krijuar ekskluzivisht për skuadrat.

Pajisja ikonë e Apple, Beats, ka njoftuar se ka nënshkruar një partneritet shumëvjeçar me Ligën Kryesore të Futbollit Amerikan (MLS), për t’u bërë partneri zyrtar i produkteve audio të ligës.

Sipas marrëveshjes, klubet e MLS do të marrin kufje të personalizuara Beats X që janë krijuar ekskluzivisht për skuadrat.

Në vitin e parë të partneritetit, kufjet e personalizuara Beats X do të prodhohen për tetë ekipe: Atlanta United, Columbus Crew, Inter Miami CF, LAFC, Nashville SC, New York City FC, St. Louis CITY SC dhe Toronto FC.

Partneriteti shumëvjeçar specifikon gjithashtu se lojtarët e MLS do të jenë pjesë e fushatave të marketingut të Beats, shkruajnë mediat e huaja.

Apple aktualisht ofron qasje në MLS përmes një Season Pass, i cili është i disponueshëm në më shumë se 100 vende në pajisjet Apple, televizorët inteligjentë, pajisjet streaming, dhe set-top boxes.

Në SHBA, MLS Season Pass ofrohet në aplikacionin Apple TV për 14,99 dollarë (13.80 euro) në muaj, ose 99 dollarë (91 euro) për sezon. Gjithashtu, abonentët e Apple TV+ mund të regjistrohen me një çmim special prej 12,99 dollarë (11.96 euro) në muaj ose 79 dollarë (72 euro) për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat