Samsung po zbulon unazën Galaxy në Kongresin Botëror të Telefonave

Teknologji

Samsung po zbulon unazën Galaxy në Kongresin Botëror të Telefonave

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 12:22
Unaza Galaxy

Thashethemet e mëparshme se unaza Galaxy mund të prezantohet në korrik, kanë rënë poshtë.

Kjo pasi nuk ka nevojë të presim edhe katër muaj për të parë se çfarë bëhet fjalë për këtë pajisje e cila do prezantohet së shpejti, siç thuhet në postimin zyrtar të Samsung.

Prezantimi i saj do të realizohet në Kongresin Botëror të Telefonave (MWC) i cili do mbahet nga data 26 deri më 29 shkurt në Barcelonë, Spanjë.

TM Roh i Samsung Division Mobile, thotë se “përveç përvojës së Galaxy S24, Samsung do t’i prezantojë vizitorët me linjën inteligjente shëndetësore ku përfshihet edhe unaza Galaxy”.

Galaxy pritet të thjeshtojë mirëqenien e përgjithshme, duke mbështetur një jetë më të shëndetshme përmes platformës Samsung Health, shkruajnë mediat e huaja.

Samsung do të prezantojë edhe veçori tjera inteligjente shëndetësore si My Vitality Score i cili ofron njohuri rreth shëndetit në përgjithësi, gjumit, dhe rrahjeve të zemrës.

Në të njëjtën kohë, Booster Card ndihmon për ta jetuar çdo ditë më të shëndetshme duke ofruar njohuri të zbatueshme.

Të dy këto platforma do të vihen në dispozicion në Samsung Health brenda vitit 2024.

Gjithashtu, ekziston edhe sistemi SmartThings, përmes së cilit Samsung po tregon se si shtëpia mund të shndërrohet në një vend për një jetë më të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat