Google synon të rilansojë mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve

Teknologji

Google synon të rilansojë mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:52
Demis Hassabis

Google planifikon të rilansojë në javët e ardhshme mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve, të cilat i ndaloi javën e kaluar pas pasaktësive në disa përshkrime historike.

Google i Alphabet filloi të ofrojë gjenerimin e imazheve përmes modeleve të saj Gemini AI në fillim të këtij muaji.

Disa përdorues, megjithatë, shënuan në mediat sociale se ato gjeneruan imazhe historike të cilat ndonjëherë ishin të pasakta.

“Ne e kemi hequr veçorinë ndërsa po e rregullojmë atë. Ne shpresojmë që ta rikthejmë atë në internet shumë shpejt në dy javët e ardhshme, apo disa javë”, ka thënë CEO i Google DeepMind, Demis Hassabis në një panel në “Mobile World Congress” në Barcelonë.

Mjeti nuk po “punonte ashtu siç synonim”, shtoi ai.

Që nga lansimi i ChatGPT të OpenAI në nëntor 2022, Google ka qenë në garë për të prodhuar softuer AI për të rivalizuar atë të kompanisë së mbështetur nga Microsoft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat