A po e shqyrton Apple riemërimin e Apple ID-së?

Teknologji

A po e shqyrton Apple riemërimin e Apple ID-së?

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Apple ID

Apple po shqyrton riemërimin e Apple ID-së, thotë një raport i ri.

Apple ID është një llogari të cilën përdoruesit e pajisjeve nga Apple e përdorin për të pasur qasje në shërbimet si iCloud dhe Find My.

Sipas mediave të huaja, gjiganti teknologjik do të riemërojë llogarinë nga Apple ID në Apple Account.

Kompania thuhet se është duke eksperimentuar me emrin e ri dhe mund ta zbatojë ndryshimin brenda këtij viti. Me riemërimin pritet të vijnë edhe versione të reja të sistemit operativ për iPhone dhe Mac.

Ndryshe, disa herë në faqen e saj të internetit Apple ka përdorur termin Apple Account, por pas riemërtimit të përfolur, ky emër do të jetë zyrtar dhe do ta zëvendësojë termin Apple ID kudo.

Ende nuk dihet nëse kompania ka arsye konkrete për ndryshimin e emrit të llogarisë, ose thjesht është e mërzitur me emrin aktual.

Gjithashtu, ekziston mundësia që kjo ide të hidhet poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat