Apple do ta ndalojë funksionin e ri shkaku i momenteve të bezdisshme që po përjetojnë njerëzit

Teknologji

Apple do ta ndalojë funksionin e ri shkaku i momenteve të bezdisshme që po përjetojnë njerëzit

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:13
Përdoruesit e iPhone, iPad, dhe Mac, mund edhe ta çaktivizojnë këtë veçori.

John Fetterman senatori i ri i SHBA-së i cili përfaqëson Pensilvaninë, po intervistohej në Zoom nga MSNBC dhe gjatë një përgjigjeje që po e jepte gjestet e tij u ngatërruan me shenja paqeje.

Kjo ishte për shkak të veçorisë së re Reactions që Apple e debutoi së bashku me iOS 17, shkruajnë mediat e huaja.

Me Reactions, gjeste të caktuara llogariten si përgjigje, dhe dikush si senatori që nuk ishte në dijeni për këtë funksion, mund ta gjejë veten në një pozicion të sikletshëm.

Por, përdoruesit e iPhone, iPad, dhe Mac, mund edhe ta çaktivizojnë këtë veçori.

Bëhet e ditur se gjatë javës së ardhshme për përdoruesit e pajisjeve nga Apple do të jetë i disponueshëm versioni i ri i sistemit operativ iOS 17.4.

Nëse Zoom dëshiron ta reduktojë numrin e incidenteve të sikletshme, mund ta çaktivizojë atë funksion pas prezantimit të sistemit të ri operativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat