Instagram prezanton një funksion të ri për postimin e fotove

Teknologji

Instagram prezanton një funksion të ri për postimin e fotove

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Rrjeti social Instagram së fundmi ka shtuar një veçori të re për përdoruesit e iOS që do ta bëjë më të lehtë postimin e fotove në Story.

Aplikacioni tani vjen me një miniaplikacion që e hap drejtpërdrejt kamerën dhe i lejon përdoruesit të shkrepin foto ose video edhe kur telefoni i tyre është i kyçur.

Kjo veçori u shtua pa bërë shumë bujë. Madje nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga kompania ose pronari i aplikacionit, Adam Mosseri.

Miniaplikacioni i quajtur Story Camera është një opsion i mirë për ata që nuk shqetësohen për cilësinë e imazhit, pasi thuhet se kualiteti i fotos që shkrepet me këtë funksion nuk do jetë i njëjti si i një fotoje të shkrepur nga kamera e telefonit.

Funksioni është prezantuar javën e kaluar dhe pritet të arrijë te të gjithë përdoruesit e versioneve iOS 16 ose më të lartë ditëve në vijim.

Ndryshe, Instagram po punon edhe në shumë funksione tjera të reja. Një raport i mëparshëm theksoi se kompania po sjell një veçori të quajtur Friend Map, e ngjashme me Snap Map

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat