Asus prezantoi kompjuterin Vivo AiO V241

Teknologji

Asus prezantoi kompjuterin Vivo AiO V241

Më: 30 maj 2017 Në ora: 17:47
Kompjuteri Vivo AiO V241

Asus gjatë Computex 2017 prezantoi kompjuterin e tij më të ri Vivo AiO V241.

Kompjuteri ka ekran multi-touch NanoEdge, i cili dëbon dritën dhe ka skaje shumë të holla rreth ekranit, për të cilat Asus thotë se janë pothuajse “të padukshëm”.

Asus Vivo AiO V241 ka ekran 23.8 inç, Windows 10 all-in-one, procesor të gjeneratës së shtatë Intel Core i5 dhe grafikë kartele Nvidia GeForce 930MX me 2GB video memorie. 

Kompjuteri ka 4GB RAM, që mund të zgjerohet deri në 8 GB. Tipi i RAM-it është DDR4 me frekuenca prej 2133MHz. Për hapësirë ruajtëse AiO ka 500GB, e cila mund të zgjerohet deri në 1TB. Aty janë katër porte  USB 3.1, një dalje HDMI nga mbrapa, derisa nga anash ka një USB 2.0, një Kensington Lock, dhe audio jack për mikrofon dhe dëgjuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat