Telefonatat i kalojnë të kaluarës, ‘Mesazhet me Zë’ janë e ardhmja

Teknologji

Telefonatat i kalojnë të kaluarës, ‘Mesazhet me Zë’ janë e ardhmja

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:40
Walkie-talkies do të jetë një aplikacion për telefonat e mençur

Për dekada, mënyra e vetme për të biseduar më dikë që ndodhet larg ka qenë nëpërmjet telefonit.

Mirëpo periudha e internetit solli mundësi të tjera si FaceTime, Instagram, Snapchat dhe një mori mënyrash të tjera për të zhvilluar biseda që i bënë thirrjet telefonike të dukeshin jashtëzakonisht joefikase.

Disa kompani janë duke punuar në përmirësimin e asaj që nuk ka qenë në rregull me telefonatat, duke i bërë ato më pak shqetësuese dhe më produktive.

Kjo metodë e re që pritet t’i zëvendësoj telefonatat quhet ‘Mesazhe me Zë’ dhe bën kombinimin e tekstit, zërit dhe videove në mënyrë që bisedat të jenë sa më efektive.

Walkie-talkies do të jetë një aplikacion për telefonat e mençur, shkruan The Wall Street Journal.

“Ju duhet të shtypni një buton për të regjistruar zërin tënd dhe kur të keni mbaruar, zëri juaj do të transmetohet në pajisjen e personit që ju dëshironi t’i përçoni mesazhin. Ai dëgjon mesazhin tënd dhe të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, ka thënë shefi ekzekutiv për përpunimin e mesazheve, Bill Moore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat